Presidenti ganez i drejtohet popullit: Mos besoni teoritë e konspiracionit, vaksinat janë të sigurta

Presidenti ganez i drejtohet popullit: Mos besoni teoritë e konspiracionit, vaksinat janë të sigurta

09:38, 01/03/2021
A+ Aa A-

Akra - Presidenti i Ganës Nana Akufo-Ado u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë teoritë e konspiracionit që qarkullojnë në lidhje me vaksinat e koronavirusit.

Të dashur bashkëqytetarë, unë e di që ka akoma midis jush që nuk besojnë në vaksinat. Ka edhe nga ata që kanë shprehur dyshime për efektivitetin e tyre, dhe disa po bashkohen me teoritë e konspiracionit të cilat thonë se vaksinat bëhen për të fshirë racën afrikane është larg nga e vërteta, "tha Akufo-Ado përpara vaksinimit, i cili fillon të Martën.

Presidenti i Ganës i tha popullatës se vaksinat nuk do të ndryshojnë ADN-në.

"Vaksina nuk do të ndryshojë strukturën tonë të ADN-së, nuk do të vendosë një pajisje monitorimi dhe as nuk do të shkaktojë sterilitet tek burrat dhe gratë", shtoi ai.

Gana është vendi i parë që merr vaksina si pjesë e programit global të Kombeve të Bashkuara Covax, i cili parashikon sigurimin e dozave për vendet e varfëra. Ky vend afrikan me një popullsi prej 31.5 milion ka marrë deri më tani 600,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco