SHBA, 4 milionë dozat e vaksinës së re Johnson & Johnson shpërndahen menjëherë

SHBA, 4 milionë dozat e vaksinës së re Johnson & Johnson shpërndahen menjëherë

09:27, 01/03/2021
A+ Aa A-

Uashington - Gati 4 milionë doza të vaksinës më të re COVID-19 po shpërndahen në shtetet e SHBA për injeksione duke filluar që të martën.

Shtëpia e Bardhë tha se i gjithë stoku i vaksinës së sapoaprovuar me një dozë të vetme Johnson & Johnson do të dalë menjëherë.

 J&J do të japë rreth 16 milionë doza të tjera deri në fund të marsit dhe 100 milionë gjithsej deri në fund të qershorit.

Megjithëse vaksina e re është më e lehtë për t’u administruar dhe kërkon vetëm një dozë, administrata amerikane nuk po i ndryshon planet e saj të shpërndarjes.

Shtëpia e Bardhë po inkurajon amerikanët që të marrin dozën e parë në dispozicion të tyre, pavarësisht nga prodhuesi.

Këshilltarët në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve votuan me shumicë dërrmuese të dielën për të rekomanduar vaksinën për të rriturit 18 vjeç e lart. Kjo i shtohet vaksinave nga Pfizer dhe Moderna që u autorizuan në dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco