Izraeli bombardon Damaskun, mbrojtja ajrore siriane zmbrapsi sulmin me raketa

Izraeli bombardon Damaskun, mbrojtja ajrore siriane zmbrapsi sulmin me raketa

09:24, 01/03/2021
A+ Aa A-

Agjencia shtetërore siriane SANA raportoi se mbrojtja ajrore siriane zmbrapsi sulmin izraelit në periferi të Damaskut.

Damasku u sulmua nga Lartësitë Golan dhe shumica e predhave u rrëzuan, njoftoi Reuters.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me qëllimet e ushtrisë izraelite dhe nëse ka pasur viktima.

Izraeli shpesh kryen sulme në territorin sirian. Shumica e shënjestrave të tij janë depot e armëve dhe pozicionet e lëvizjes Libaneze Hezbollah dhe forcave pro-iraniane që luftojnë në anën e Bashar Assad.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco