Borell: BE do t'i përgjigjet dhunës në Mianmar me masa

Borell: BE do t'i përgjigjet dhunës në Mianmar me masa

09:20, 01/03/2021
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell, i bëri thirrje juntës ushtarake në Mianmar sot për të ndaluar dhunën në protestat, gjatë së cilës të paktën 18 njerëz u vranë ditwn e fundit.

Në një postim në Twitter, Borell paralajmëroi se BE do të merrte masa dhe deklaroi se junta ushtarake në Mianmar duhet të mbajë përgjegjësi për ato veprime.

Ushtria e Mianmarit duhet të ndalojë shtypjen brutale të protestuesve paqësorë, në të cilën shumë janë të vrarw ose të plagosur, duke mos respektuar haptazi ligjin ndërkombëtar," shkroi Borell.

Zyra e KB për të Drejtat e Njeriut tha të paktën 18 njerëz u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën sot në Mianmar, pasi policia hapi zjarr ndaj protestuesve që protestonin kundër grushtit të shtetit dhe arrestimit të Kryeministrit të zgjedhur ligjërisht Aung San Suu Kyi.

Myanmar ka qenë në kaos për një muaj, që kur ushtria bëri një grusht shteti dhe arrestoi Kryeministrin Aung San Suu Kyi dhe politikanë të tjerë të shumtë, kolegët e saj të partisë, për mashtrim të pretenduar në zgjedhjet e Nëntorit.

Disa vende perëndimore kanë vendosur sanksione të kufizuara ndaj juntës ushtarake dhe kanë dënuar grushtin e shtetit të kryer nga junta ushtarake.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco