Jemeni ne krizë urie, OKB: Duhen 4 miliardë $ që të paktën të mos vdesin urie

Jemeni ne krizë urie, OKB: Duhen 4 miliardë $ që të paktën të mos vdesin urie

08:57, 01/03/2021
A+ Aa A-

Kombet e Bashkuara bëjnë apel te donatorët për 3.85 miliardë dollarë për të mbajtur larg vdekjen në Jemen. Vendi më i varfër në Lindjen e Mesme ka rreth 20 milionë qytetarë që s’kanë me se të ushqehen, thonë ekspertët.

Jemeni po përballet me një nga krizat më të rënda në historinë e tij.

Organizata e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje donatorëve për një shumë prej 4 miliardë dollarësh, për të parandaluar atë që e kanë cilësuar si “uria më e keqe që bota ka parë për dekada”.

“Nuk ka qenë kurrë më keq; vendi është në gjendje kolapsi total” – tha një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara. Më shumë se gjashtë vjet luftë mes qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe rebelëve Houthi që mbështeten nga Irani e kanë shtyrë vendin më të varfër të Lindjes së Mesme në prag të kësaj katastrofe.

Edhe më herët, në vitin 2018, Jemeni u përball me një krizë të mundshme urie, por donatorët me bamirësinë e tyre arritën që ta shmangnin. Sot situata është më e gjerë dhe më e rënduar, ku rreth 21 milion qytetarë s’kanë me se të ushqehen, thonë ekspertët.

Kombet e Bashkuar bëjnë apel te donatorët për 3.85 miliardë dollarë për të mbajtur larg vdekjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco