Parisi do i rikthehet një karantine të plotë

Parisi do i rikthehet një karantine të plotë

08:45, 01/03/2021
A+ Aa A-

Parisi dhe rajoni përreth tij (Île-de-France) përgatitet për të marrë masa të reja kufizuese për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Kryebashkiakja e Parisit dhe Prefektja e rajonit të kryeqendrës franceze pritet që të shpallin ditën e hënë masa të reja kufizuese.

Ndërkohë kryeministri francez kërkoi shtimin e masave të kontrollit, pasi moti i ngrohtë ditët e fundit nxorri shumë parizienë në parqet e qytetit dhe në brigjet e lumit Sena, duke shkaktuar grumbullime të mëdha njerëzish, që janë dhe shkaku primar për përhapjen e virusit.

Sipas raportimeve të mediave franceze data 6 mars do e gjejë Parisin në një lockdown total.

Për të shmangur nga ana tjetër krizën ekonomike, institucionet lokale dhe qëndrore po nxisin implementimin e punësimit online. Zonat e kuqe do të izolohen të gjitha, duke pretenduar që situata ekstreme zgjidhen me masa ekstreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco