Krim i çuditshëm/ Vret me thikë pronarin, policia arreston gjelin

Krim i çuditshëm/ Vret me thikë pronarin, policia arreston gjelin

12:55, 28/02/2021
A+ Aa A-

Gjeli Raga i cili kishte të lidhur një thikë rreth këmbës gjatë luftërave ilegale të gjelave në jug të Indisë, ka vrarë pronarin e vet.

Teksa gjeli  tentoi të arratiset thika që kishte në këmbë plagosi pronarin i cili humbi jetën më pas në spital pasi kishte humbur shumë gjak.

Policia lokale është vënë në kërkim të 15 personave, që dyshohen se janë të përfshirë në këtë ngjarje që ka ndodhur në fshatin Lotunur në Telengan të Indisë.

Ata kanë bërë të ditur se gjeli ka qenë i gatshëm për luftë kur tentoi të arratiset. E nga dëshira e madhe për ta rikthyer në garë, pronari e kapi për ta futur në “ring”, por është therur me thikën mbi 7 centimetra të gjatë që e kishte gjeli të lidhur në këmbë.

Ajo çfarë ka habitur më shumë është fakti që policia indiane kishte dërguar në stacion gjelin, i cili pas disa orëve u lirua për t’u dërguar në një fermë.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco