Putin dhe Kurtz bien dakord për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Austri

Putin dhe Kurtz bien dakord për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Austri

12:23, 28/02/2021
A+ Aa A-

Siç u njoftua në Vjenë, u diskutua dorëzimi i vaksinës ruse, sapo të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Sipas mediave, është e paqartë tani për tani nëse një kërkesë për aprovim të vaksinës "Sputnik V" është paraqitur tashmë në EMA.

Ndërsa Kremlini pretendon se një kërkesë e tillë është paraqitur, nuk ka asnjë procedurë në EMA për miratimin e vaksinës.

Austria, së bashku me Izraelin dhe Norvegjinë, është e angazhuar për prodhimin e përbashkët të vaksinës ruse.

Në fillim të muajit, Kurz theksoi se diskutimi rreth vaksinës duhet të kryhet pa kufizime gjeopolitike.

Ai vuri në dukje se Austria, pas miratimit, me siguri do të përpiqet të bëjë të disponueshme kapacitetet prodhuese në vend për prodhimin e vaksinave ruse ose kineze.

"Polymun Scientific" nga Klosterneuburg tashmë po prodhon përbërës për vaksinën "Biontek-Pfizer" dhe në të ardhmen kjo fabrikë mund të luajë një rol në prodhimin e vaksinave Astra Zeneca dhe Sputnik V.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco