SHBA miraton vaksinën me një dozë të vetme të Johnson & Johnson

SHBA miraton vaksinën me një dozë të vetme të Johnson & Johnson

10:49, 28/02/2021
A+ Aa A-

Autoritetet amerikane kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën më një dozë të vetme të Johnson & Johnson kundër Covid-19.

Vaksina, e cila mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm, i bashkohet vaksinave Pfizer dhe Moderna të aprovuara më herët në SHBA.

Një dozë e vetme e vaksinës Johnson&Johnson ofron një nivel mbrojtjeje të barabartë me 85% ndaj formave më të rënda të Covid-19.

Johnson & Johnson’s është vaksina e parë me një dozë të vetme që licencohet, ndryshe nga të tjerët e aprovuar deri më tani që përfshijnë dy injeksione. Përveç kësaj, mund të ruhet në temperatura të frigoriferit, midis 2 dhe 8 gradë.

Vaksina është bërë nga firma belge Janssen, e cila ka rënë dakord të sigurojë për Amerikën 100 milionë doza deri në fund të qershorit, ndërsa dozat e para mund të jenë në dispozicion që nga java tjetër.

Presidenti Joe Biden e përshëndeti lajmin si “emocionues për të gjithë amerikanët dhe një zhvillim inkurajues”, por paralajmëroi se “lufta nuk ka mbaruar”.

“Shumë të lumtur për vaksinën e re, por mos të ulim vigjilëncën”- ka thënë Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco