Zbuluan vaksinën kundër COVID-19, çifti turk merr vlerësimin e lartë nga Gjermania

Zbuluan vaksinën kundër COVID-19, çifti turk merr vlerësimin e lartë nga Gjermania

08:45, 28/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të dekorojë zbuluesit e vaksinës kundër COVID-19, Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, me Urdhrin e Meritës për kontributin e tyre në “frenimin e pandemisë së koronavirusit”.

Sipas mediave të huaja, themeluesit e BioNTech, Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, do të marrin “Kryqin Federal të Meritës” për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit, njoftoi të premten zyra presidenciale e Gjermanisë.

Dhe ky do të jetë çmimi i parë i “Urdhrit të Meritës” i presidentit Gjerman Frank-Walter Steinmeier personalisht këtë vit.

Steinmeier e përgëzoi çiftin, duke thënë se ata kishin dhënë një kontribut vendimtar “në frenimin e pandemisë së koronavirusit”, shkroi presidenti në Facebook.

Ndërkohë bëhet e ditur, se përveç Steinmeier, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Pallatin Bellevue më 19 mars.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco