I kafshoi djalin, i sulmoi dhe gruan, burri kap prej fyti leopardin dhe e godet me kokë derisa ngordhi

I kafshoi djalin, i sulmoi dhe gruan, burri kap prej fyti leopardin dhe e godet me kokë derisa ngordhi

19:08, 27/02/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e frikshme është raportuar nga India, pasi një burrë ka arritur të mbytë me duar një leopard që kishte sulmuar atë dhe familjen e tij.

Ngjarja ndodhi në rajonin Hasan, kur burri po kthehej me motoçikletë në shtëpi së bashku me gruan dhe djalin.

Sipas dëshmive, leopardi ishte shfaqur para tij dhe menjëherë i kishte sulmuar, duke i kafshuar këmbën djalit të tij e më pas kishte sulmuar dhe gruan.

Në një moment burri e kapi për fyti leopardin dhe filloi ta godiste në kokë derisa leopardi u mbulua në gjak dhe ngordhi.   

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco