Shefi i Biontech: Personat e vaksinuar nuk janë më infektues

Shefi i Biontech: Personat e vaksinuar nuk janë më infektues

12:45, 27/02/2021
A+ Aa A-

Një nga pyetjet themelore për rikthimin në normalitet është kjo: a mbron vaksina vetëm personat e vaksinuar, apo edhe të tjerët nga transmetimi i virusit?

Në një intervistë me gazetën BILD, themeluesi i kompanisë Biontech dhe heroi i vaksinës, Ugur Sahin e bën të qartë: “Numri i personave që janë pozitivë në testet PCR- dhe në këtë mënyrë janë infektues- ulet me 92 përqind pas vaksinimit”.

Që do të thotë se personat e vaksinuar nuk janë më infektues.

“Me këtë informacion, tani e dimë se mund ta kufizojmë pandeminë në mënyrë efektive nëse vaksinohen mjaftueshëm persona,” thotë Sahin.

Ai i referohet një studimi të madh në Izrael me 560 mijë persona të vaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco