Nigeri, operacion nga toka dhe ajri për gjetjen e 317 vajzave të rrëmbyera nga shkolla

Nigeri, operacion nga toka dhe ajri për gjetjen e 317 vajzave të rrëmbyera nga shkolla

12:33, 27/02/2021
A+ Aa A-

Policia në Nigeri ka filluar një operacion kërkimi dhe shpëtimi për 317 vajza të rrëmbyera nga një shkollë në shtetin  Zamfara.

Operacioni vjen ndërkohë që 42 personat të tjerë që ishin rrëmbyer nga një  konvikt në nmënyrë të ngjashme në shtetin Niger, u lanë të lirë.

Rrëmbimet kryhen për shpërblim dhe janë të zakonshme në veri.

Presidenti Muhammadu Buhari e konsideroi rrëmbimin e fundit si "çnjerëzor dhe krejtësisht të papranueshëm".

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët gjithashtu dënoi rrëmbimin e vajzave dhe bëri thirrje për lirimin e tyre

Policia nigeriane tha në një deklaratë se ishte në vazhdim të "një operacioni të koordinuar kërkimi dhe shpëtimi me mjete nga toka dhe nga ajri, dy helikopterë .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco