Video që po trondit Turqinë/ Presidenti Tajip Erdogan shfaqet në publik në gjendje jo të mirë shëndetësore

Video që po trondit Turqinë/ Presidenti Tajip Erdogan shfaqet në publik në gjendje jo të mirë shëndetësore

11:35, 27/02/2021
A+ Aa A-

Turqia është alarmuar nga një një video që tregon Presidentin Tajip Erdogan duke ecur me vështirësi dhe duke zbritur shkallët teksa mbahet.

Video vjen menjëherë pas fjalës së tij në një konferencë në Stamboll, ku duke lënë skenën ai duket se po lëviz këmbët me vështirësi dhe i zbret shkallët vetëm pasi mbështetet në një nga bashëkpunëtorët e tij që shtë pranë.

Mediat turke konfirmojnë se presedinti turk nuk është në gjendje të mirë, pasi shëndeti i tij po përballet me probleme, diçka që reflektohet në paraqitjet e tij publike .

Megjithatë, disa ditë më parë, analisti amerikan Michael Rubin është shprehur se Erdogan ka shumë çështje të ndryshme me shëndetin e tij, ndërsa kjo çështje është tabu në Turqi dhe për këtë arsye nuk diskutohet.

Analisti i njohur i Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI) dhe eksperti për Turqinë madje postoi një lidhje në profilin e tij në Twitter me titull "ku do të varroset Erdogan" në të cilën kujtohet se herë pas here presidenti turk është shfaqur i dëshpëruar , ndërsa në 2006, ai i ra të fikët në makinën e tij të blinduar duke shkaktuar panik në mes të rojeve të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco