Lirohen disa nga nxënësit e shkollës që u rrëmbyen në Nigeri

Lirohen disa nga nxënësit e shkollës që u rrëmbyen në Nigeri

11:18, 27/02/2021
A+ Aa A-

Maiduguri, Nigeri - Njerëz të armatosur në Nigeri lëshuan të shtunën 42 persona, përfshirë 27 studentë, të cilët u rrëmbyen nga një shkollë me konvikt javën e kaluar në shtetin veri-qendror të Niger, tha guvernatori i shtetit.

Lirimi i tyre vjen vetëm një ditë pas një bastisjeje  tjetër që u bë në një shkollë në shtetin Zamfara të Nigerisë, ku persona të armatosur rrëmbyen më shumë se 300 vajza. Rrëmbimet për shpërblim nga grupet e armatosura, shumë prej të cilëve mbajnë armë dhe ngasin motoçikleta, janë të zakonshme në shumë shtete të Nigerisë veriore.

Javën e kaluar, njëzet e shtatë studentë, tre personel dhe 12 anëtarë të familjeve të tyre u rrëmbyen nga një bandë e armatosur që mësyu në shkollën e mesme të Shkencës në rrethin Kagara të shtetit Niger rreth orës 2 të mëngjesit. Një djalë u vra gjatë bastisjes.

Nga këta, "studentët e rrëmbyer, personeli dhe familjarët e Kolegjit Shkencor në Kagara e kanë rifituar lirinë e tyre dhe janë marrë nga qeveria e shtetit Niger," tha Guvernatori Abubakar Sani Bello në Twitter.

Sulmet e fundit kanë ngritur shqetësime në lidhje me rritjen e dhunës nga bandat e armatosura dhe kryengritësit islamikë. Grupi xhihadist Boko Haram kryen rrëmbime në verilindjen e trazuar të Nigerisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco