Kancelarja Merkel refuzon të marrë vaksinën/ Ja arsyeja

Kancelarja Merkel refuzon të marrë vaksinën/ Ja arsyeja

20:55, 26/02/2021
A+ Aa A-

Gjatë fushatës së vaksinimit që po zvhillohet në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka refuzuar të marrën dozën e parë të AstraZeneca, kjo për shkak se ajo nuk rekomandohet për grupmoshën e saj.

Autoritetet gjermane nuk e kanë aprovuar vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç, ndërkohë që vetë kancelarja është 66 vjeç.

“AstraZeneca është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt, e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe e rekomanduar në Gjermani deri në moshën 65 vjeç”, tha Merkel.

Pavarësisht thirrjes për zonjën Merkel për të marrë dozën e parë, ajo qëndroi e vendosur për të mos marrë vaksinën, duke i thënë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Unë nuk bëj pjesë në grupmoshën e rekomanduar për AstraZeneca." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco