CIA publikon raportin e vrasjes së gazetarit Khashoggi/ SHBA akuza ndaj princit të kurorës

CIA publikon raportin e vrasjes së gazetarit Khashoggi/ SHBA akuza ndaj princit të kurorës

20:49, 26/02/2021
A+ Aa A-

Raporti i agjencive amerikane të zbulimit liston 21 persona për të cilët SHBA ka besim të madh se ishin përgjegjës për vdekjen e gazetarit në emër të princit të kurorës.

Zyrtarët amerikanë besojnë se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman miratoi operacionin për "kapjen ose vrasjen" e gazetarit, thuhet në dokumentin e sapo lëshuar.

VRASJA E GAZETARIT SAUDIT, JAMAL KHASHOGGI

CIA DEKLASIFIKON RAPORTIN E VRASJES

PRINCI I KURORËS POROSITËSI I VRASJES

AMERIKA PËR HERË TË PARË AKUZA PUBLIKE

Një raport I inteligjencës amerikane, I bërë publik këtë të premte, implikon princin e kurorës, Muhamed bin Salman në vrasjen e gazetarit seudit, Jamal Khashoggi në 2018.  Raporti i deklasifikuar i agjencive amerikane të zbulimit, i bërë publik nga administrata Biden, liston 21 persona për të cilët SHBA thotë se është bësimplotë se ishin përgjegjës për vdekjen e gazetarit në emër të princit të kurorës.

Kjo është hera e parë që Amerika fajëson publikisht princin e kurorës për vrasjen e Khashoggit brenda ambjenteve të konsullatës Saudite në Stamboll.

Që në vitin 2018, CIA thuhet se besonte se princi i kurorës kishte porositur vrasjen por pretendimi se ai ishte i përfshirë në ngjarjen e rëndë nuk ishte bërë kurrë publike deri më sot nga zyrtarët amerikanë.

Presidenti i SHBA Joe Biden pritet të marrë një qëndrim më të fortë se paraardhësi i tij Donald Trump për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Arabinë Saudite, një aleat kryesor I amerikës në Lindjen e Mesme.

Në një telefonatë të Enjten me babanë e princit të kurorës, Mbretin Salman, presidenti "pohoi rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë të drejtave universale të njeriut dhe sundimit të ligjit", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për shtyp.

Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, administrata Biden po konsideron anulimin e marrëveshjeve të armëve me Arabinë Saudite që paraqesin shqetësime për të drejtat e njeriut si dhe kufizimin e shitjeve të armëve ushtarake në të ardhmen.

Jamal Khashoggi, 59 vjeçar, u vra në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 nga një ekip operativësh të lidhur me princin e kurorës. Ata më pas e copëtuan trupin e tij. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco