Kërkohej për vjedhjen e milionave, policia gjen vetëm këmbën dhe kepucën në një plazh

Kërkohej për vjedhjen e milionave, policia gjen vetëm këmbën dhe kepucën në një plazh

14:08, 26/02/2021
A+ Aa A-

Policia australiane ka njoftuar se ka gjetur mbetje të trupit të një gruaje të dyshuar për mashtrim me shumë të madhe të parave, e cila u zhduk në Syndey para katër muajve.

Zhdukja e biznesmenes Melissa Caddick mori shumë vëmendje, pas dyshimeve se ajo kishte vjedhur miliona dollarë nga klientët e vet, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Policia nuk gjeti gjurmë të gruas së dyshuar deri javën e kaluar, kur disa persona panë një këpucë me këmbë të dekompozuar brenda saj në një plazh, 400 kilometra në jug të Sydneyt. Pas kryerjes së testit të ADN-së, këmba doli të jetë e zonjës së zhdukur muaj më parë.

Koha dhe shkaku i vdekjes së këshilltares financiare do të hetohet dhe përcaktohet nga një mjek ligjor, tha zyrtari policor në Uellsin e Ri Jugor, Mick Ëilling. “Mbetet mister se si dhe kur ka përfunduar ajo në ujë”, tha zyrtari para gazetarëve.

“Tash për tash, nuk mund të përjashtojmë asgjë. Kemi mbajtur mendje të hapur, por duke i marrë parasysh rrethanat e zhdukjes së saj, gjithmonë e kemi konsideruar mundësinë që ajo t’ia ketë marrë jetën vetes”, shtoi Ëilling.

Sipas tij, policia e ka analizuar rrymën e oqeanit dhe ka zbuluar se zonja Caddick mund të jetë futur në ujë afër shtëpisë së saj në Sydney.

Ëilling gjithashtu tha se policia është duke bërë kërkime në një park afër Tathra-s, në bregdetin jugor, me shpresë se do të gjejnë më shumë shenja të zhdukjes së gruas.

Komisioni Australian për Sigurime dhe Investime dyshonte se zonja Caddick ka vjedhur së paku 13 milionë dollarë australianë nga fondet e investimeve të mbi 60 klientëve, në mesin e të cilëve kishte edhe familjarë dhe miq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco