Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Nxënësit në Berlin lejohen të përsërisin vitin për shkak të ndërprerjeve prej Covid

Nxënësit në Berlin lejohen të përsërisin vitin për shkak të ndërprerjeve prej Covid

13:20, 26/02/2021
A+ Aa A-

Nxënësve të shkollave në Berlin do t'u jepet mundësia të përsërisin vitin aktual shkollor, duke ua njohur ndërprerjen me të cilën janë përballur pas muajve të shkollimit në shtëpi.

Deputetët për Berlinin, një nga 16 shtetet e Gjermanisë, votuan në favor të një ndryshimi në ligj për të lejuar të gjithë nxënësit në kryeqytetin gjerman për të aplikuar për të përsëritur një vit, ose atë që në gjermanisht njihet si 'sitzenbleiben', ngelësit.

Deri më tani, 'sitzenbleiben' nuk ka qenë diçka që nxënësit ose prindërit e tyre mund ta vendosnin vetë. Shpesh është tentuar të interpretohet si një reflektim negativ i ecurisë së një fëmije, që e ngarkon me stigmë.

Rregullorja do të zbatohet për fëmijët nga klasa një deri në dhjetë, të cilët janë të moshës midis gjashtë dhe 15-16.

Prindërit të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të përsëritin klasën, do t’iu kërkohet të paraqesin një kërkesë me shkrim tek drejtuesit e shkollës dhe të kenë një takim me një përfaqësues të shkollës, për të përcaktuar se çfarë është në interesin më të mirë të fëmijës.

Por vendimi nuk është pa polemikë. Në një deklaratë të përbashkët të kohëve të fundit, një konglomerat i drejtuesve të shkollave protestuan kundër planeve, duke thënë se ata kishin frikë nga një "katastrofë organizative", duke përfshirë klasat e mbipopulluara, mungesën e stafit mësimdhënës dhe mungesën e hapësirës në klasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco