Vdes Peter Gotti bosi i familjes kriminale Gambino

Vdes Peter Gotti bosi i familjes kriminale Gambino

08:05, 26/02/2021
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare mafiozi Peter Gotti, ish-shefii familjes Gambino, vëllai i John Gottit, i njohur gjithashtu si ‘Dapper Don’’ i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas New York Post, Peter vdiq në Karolinën e Veriut, ku po vuante dënimin me 25 vjet burg, pasi u dënua në 2003 për mashtrim dhe vepra të tjera të rënda.

Vdekja e tij u shkaktua nga shkaqe natyrore, pasi ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Mjekësore të Burgut Batner.

Peter Gotti, lidnur në Bronx , kishte kaluar më shumë se 17 vjet në burg në kohën e vdekjes së tij.

 Kohët e fundit ai kishte aplikuar për lirim të parakohshëm për shkak të shëndetit të dobët. 

Gotti vuante nga problemet me tiroide dhe ishte i verbër në njërin sy.

Peter Gotti mori drejtimin e familjes Gambino pasi vëllai i vogël i John u burgos për vrasje dhe komplote të ndryshme.

John Gotti vdiq nga kanceri në 2002.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco