Kore e Veriut, diplomatët e huaj largohen duke e shtyrë vagonetën me dorë

Kore e Veriut, diplomatët e huaj largohen duke e shtyrë vagonetën me dorë

07:24, 26/02/2021
A+ Aa A-

Një grup diplomatësh rusë dhe familjet e tyre bënë një dalje të pazakontë nga Koreja e Veriut me një vagonetë hekuri që e shtynin me dorë për shkak të masave të rrepta Covid.

Tetë persona udhëtuan me tren dhe autobus përpara se të kapërcenin kufirin rus për rreth 1 km  mbi shinat e trenit.

Koreja e Veriut e ka bllokuar shumicën e transportit të pasagjerëve për të kufizuar përhapjen e virusit.

Ky shtet pohon se nuk ka pasur ndonjë rast të konfirmuar, por vëzhguesit e kundërshtojnë këtë pretendim.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, trenat dhe vagonët janë ndaluar të hyjnë ose të dalin nga vendi. Shumica e fluturimeve ndërkombëtare të pasagjerëve gjithashtu kanë ndaluar.

Diplomatëve rusë iu lanë kështu pak mundësi për të zgjedhur si të largoheshin.

"Meqenëse kufijtë janë mbyllur për më shumë se një vit dhe trafiku i udhëtarëve është ndalur, u desh një udhëtim i gjatë dhe i vështirë për të arritur në shtëpi," tha Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në një postim në Facebook.

Fotografitë e shpërndara nga ministria treguan diplomatët me vagonetën mbushur me valixhet e tyre në mes të një peizazhi dimëror. Ata gjithashtu u panë duke brohoritur në një video, kur kaluan kufirin për në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco