Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Covid-19/ Rriten shifrat në Itali, rrezikohet mbyllja në disa qytete

Covid-19/ Rriten shifrat në Itali, rrezikohet mbyllja në disa qytete

19:03, 25/02/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar 19886 raste të reja me Covid, ndërkohë që dje ishin 16424.

Gjithashtu autoritetet kanë deklaruar 308 viktima nga virusi.

Lombardia është rikthyer si rajoni më i goditur, i ndjekur nga Emilja Romanja, Veneto dhe Toskana, rajon ky ku rritja është më e lartë se kudo tjetër.

Ndërkohë zona më të vogla por edhe qytete si Bolonja pritet të marrin javën tjetër masa më të rrepta, të quajtura “portokalli e errët”, një fazë pothuajse karantine.

Nga ana tjetër, qeveria italiane është orientuar për të hapur aktivitetet kulturore, si muze, kinema dhe teatro, në fund të marsit. Rihapja do të zbatohet me kritere të rrepta distancimi dhe me maska  të përforcuara, por do të jetë gjithsesi një hap i parë për aktivitete ekonomike që rrezikojnë përndryshe falimentimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco