Rriten shifrat/ Kapërcehen 2.5 milionë viktima në të gjithë botën nga Covid-19

Rriten shifrat/ Kapërcehen 2.5 milionë viktima në të gjithë botën nga Covid-19

18:27, 25/02/2021
A+ Aa A-

Vijon situata e rëndë në botë me pandeminë Covid-19, ku ditën e sotme janë regjistruar më shumë se 2.5 milionë viktima.

Janë 2 500 770 viktima që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ndërkohë që në 15 Janar u regjistruan 2 milionë vdekje globale.

SHBA kryeson me më shumë viktima, e ndjekur nga Brazili, Meksika, India dhe Britania e Madhe.

Më 22 Shkurt, SHBA tejkaloi 500 mijë viktima nga Covid-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar globalisht, 112 716 833 raste me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco