‘Rrezikojmë një grusht shteti’, paralajmëron kryeministri armen

‘Rrezikojmë një grusht shteti’, paralajmëron kryeministri armen

17:25, 25/02/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan paralajmëroi të enjten për një përpjekje për grusht shteti pasi zyrtarë të lartë ushtarakë bënë thirrje që ai dhe qeveria e tij të jepnin dorëheqjen.

Kërkesat nga Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pasuan lëvizjen e zotit Pashinyan më parë gjatë kësaj jave për të larguar nga detyra zëvendësin e tij.

Pas deklaratës të ushtrisë të enjten zoti Pashianyan shkoi më tej, duke larguar nga detyra Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Onik Gasparyan.

Si kryeministri Pashinyan dhe grupet e opozitës bënë thirrje që mbështetësit e tyre të mblidheshin në kryeqytetin e Armenisë.

Në vend ka pasur protesta ku bëhej thirrje për dorëheqjen e zotit Pashinyan që nga nëntori, kohë kur ai nënshkroi një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia për t'i dhënë fund më shumë se gjashtë javësh luftimesh me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani rimori kontrollin mbi pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut dhe zonave përreth.

Nagorno-Karabaku ndodhet brenda territorit të Azerbajxhanit, por për më shumë se 25 vite ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia.

Kryeministri Pashianyan e mbrojti marrëveshjen e paqes si të nevojshme për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të Azerbajxhanit./ VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco