Mutacioni i ri i koronavirusit/ Sa i rrezikshëm është Cal.20C?

Mutacioni i ri i koronavirusit/ Sa i rrezikshëm është Cal.20C?

10:39, 25/02/2021
A+ Aa A-

BILD

Më ngjitës dhe më vdekjeprurës! Varianti i ri i virusit Cal.20C, që është shfaqur për herë të parë në shtetin amerikan të Kalifornisë, ka shkaktuar shqetësim të madh te shkencëtarët e Universitetit të San Françiskos.

Cal.20C u pikas në më shumë se 2000 mostra të mbledhura në Kaliforni nga vjeshta 2020 deri në fund të janarit 2021. Deri në shtator nuk ishte shfaqur. Megjithatë, në fund, mbi 50 përqind e rasteve janë me këtë variant.

“Ky variant është shumë shqetëses. Të dhënat tona tregojnë se është më ngjitës dhe ka më shumë shanse që të jetë i lidhur me sëmundje të rënda. Varianti është pjesërisht rezistent ndaj antitrupave neutralizues,” tha Charles Chiu, infektolog dhe ekspert i universitetit.

Ai dhe kolegët e tij kanë shpallur të dhënat dhe rezultatet që kanë mbledhur në një botim paraprak të pakontrolluar. Sipas ekspertëve, të dhënat e mbledhura tregojnë se ky variant i ri ‘duhet të klasifikuar si një variant i dyshimtë që kërkon një ekzaminim urgjent pasues’.

Shkencëtarët ekzaminuan gjithsesj 2172 gjenome nga mostrat e pacientëve në 44 qarqe të Kalifornisë. Cal.20.C përbënte gjithsej 21.3 përqind të këtyre sekuencave. Ata gjithashtu shqyrtuan të dhënat mjekësore të 324 pacientëve me Covid dhe zbuluan se ata që kishin variantin kishin nevojë për trajtim më kujdesin intensiv 4.8 herë më shumë dhe 11 herë më shumë mundësi për të vdekur në krahasim me pacientët e tjerë.

Ekspertë të tjerë të koronavirusit, si David O’Connor, virolog në Universitetin e Uiskonsinit, kritikojnë faktin se në studim janë përfshirë pak pacientë dhe kërkojnë më shumë të dhëna për të vlerësuar realisht rrezikun e Cal.20C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco