Franca shtrëngon masat kufizuese pas shtimit të infektuarve me variantin britanik

Franca shtrëngon masat kufizuese pas shtimit të infektuarve me variantin britanik

08:58, 25/02/2021
A+ Aa A-

Franca është duke shtuar rregullat anti-covid në disa pjesë të vendit ndërsa varianti britanik i koronavirusit bëhet gjithnjë e më dominant.

Ministri i Shëndetësisë në vend Olivier Véran njoftoi se qyteti i Dunkirk në Francën veriore dhe rajoni përreth tij, një zonë me rreth 250,000 banorë, do të vihet nën një bllokim të ri gjatë fundjavave duke filluar nga e premtja mbrëma, shkruan abcnews.al

Ministri argumentoi se masa vjen në një kohë kur qyteti po përballet me një rritje të rasteve me Covid-19, për shkak të përhapjes së variantit britanik.

Véran shtoi po ashtu se një në 100 e persona të popullatës së Dunkirk infektohet nga virusi çdo javë. Me vendosjen e karantinës, do të lejohen vetëm blerjet dhe udhëtimet thelbësore. Mbyllja do të jetë në fuqi çdo fundjavë deri në një njoftim tjetër.

Qeveria e vendit mori një vendim të ngjashëm të hënën për rajonin jugor të Alpes-Maritimes ku një bllokim i pjesshëm do të vendoset midis qyteteve bregdetare të Menton dhe Theoule gjatë dy fundjavave të ardhshme në përpjekje për të frenuar një valë të radhës së koronavirusit dhe përhapjen e varianteve të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco