Kush është bashkëshortja e famëkeqit El Chapo?!

Kush është bashkëshortja e famëkeqit El Chapo?!

07:46, 25/02/2021
A+ Aa A-

Gruaja e bosit të drogës meksikan Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se dhe ajo vetë është marrë me drogë.

Emma Coronel Aispuro, 31-vjeçe, është kapur në aeroportin ndërkombëtar Dalls.

Ajo akuzohet për pjesëmarrje në shpërndarjen e kokainës, amfetaminës, heroinës dhe marjuanës.

Coronel si vajzë ka marrë pjesë në garën për Miss gjatë vitit 2006, gjithashtu ka fituar në Miss në qytetin Kanelas në shtetin Durango.

Siç raporton Deutsche Welle, autoritetet meksikane supozojnë se ajo asokohe ishte përfshirë në tregtimin në lëndë narkotike.

Emma dhe Guzman janë njohur kur ajo ka qenë 17 vjeçe.

Guzman i njohur me nofkën El Chapo, asokohe ka qenë në krye të kartelit famëkeq Sinaloa.

Pavarësisht diferencës së moshës (El Chapo është 32 vite më i madh) ka qenë një dashuri në shikim të parë.
“Nuk më ka bërë për vete me dhurata, por më mënyrën se si është sjellë me mua”, ka thënë Coronel gjatë një interviste.

E në ditëlindjen e saj të 18-të, çifti i lumtur u martuan në kishë, e kjo ishte martesa e katërt e El Chapos.

Pas martesës, Coronel bëri një jetë relativisht normale dhe studionte për gazetari në Universitetin e Sinaloas. Por më 2011 shkoi në Kaliforni, ku solli në jetë binjakët.

Megjithatë, emri i babait në certifikatat e lindjes nuk figuronte fare.

Është e kuptueshme, sepse autoritetet amerikane tashmë kishin lëshuar urdhër arrest për arrestimin e El Chapos, madje kishin ofruar një shpërblim prej pesë milionë dollarë për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij.

Në opinion Emma mohonte akuzat e ngritura nga gazetarët, duke u justifikuar se nuk e dinte se çfarë pune bën bashkëshorti i saj dhe se kurrë nuk e kishte parë me armë në dorë.

Por policia amerikane nuk i besoi këto informacione dhe tshmë gruaja simpatike e El Chapos thuhet se e njeh më së miri tregtin e drogës.

Hetuesit amerikanë besojnë se Coronelin është përfshirë në organizimin e arratisjes së El Chapos nga një burg meksikan në vitin 2015.

El Chapo është arratisur nga dritarja e tualetit, përmes një tuneli prej 1.6 kilometrash të gjatë dhe në fund të saj e priste një motor.

Coronel ishte përkujdesur për formimin e ekipit që do të asistonte në arratisjen e bashkëshortit. Vazhdimisht i kishte bërë presion autoriteteve meksikane që bashkëshortit të saj t’i miratojnë disa benefite.

Shikuar nga jashtë, ajo bën një jetë modeste familjare, përjashto këtu aksesorët siç ishte ai me zbukurime Barbie prej 20 mijë dollarëve me rastin e ditëlindjes së binjakeve.

Në vitin 2019 kishte pasuar shoku: gjykata e Nju Jokrut bashkëshortin e saj e dënoi me burgim të përjetshëm pa mundësi kërkesë për lirim.

El Chapo akuzohet për vrasjen e tremijë njerëzve, ku rrallë herë kishte hezituar të urdhërojë ekzekutimin e rivalëve.

Madje në gjykatë, ku Coronel ishte dëshmitare në ditën e gjykimit dhe nga distanca i dërgonte puthje partnerit, kishte pranuar më në fund se e dinte me çfarë punë merrej bashkëshorti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco