Paris, bandat e adoleshentëve përleshen deri në vdekje, Policia në gatishmëri të lartë Vendi ku u vra vajza adoleshente

Paris, bandat e adoleshentëve përleshen deri në vdekje, Policia në gatishmëri të lartë

14:45, 24/02/2021
A+ Aa A-

Qeveria franceze dërgoi përforcime të Policisë të martën në mbrëmje në dy periferi të Parisit për të ndalur një cikël dhune të bandave pasi dy 14-vjeçarë u vranë me thikë në përleshje të ndryshme.

Dy vrasjet ndodhën brenda më pak se 24 orësh në departamentin Essonne në jug të Parisit.

Në incidentin e parë të hënën, një vajzë 14-vjeçare vdiq nga plagët me thikë në stomak gjatë një sherri midis një tufe të rinjsh jashtë një shkolle në qytetin e Saint-Cheron, 50 kilometra në jug të Parisit.

Gjashtë të mitura të moshës midis 13 dhe 16 janë arrestuar për vdekjen e saj.

Një nga të dyshuarat, e cila ishte i njohur për policinë, ka pranuar të ketë dhënë goditjen fatale me një thikë xhepi, sipas prokurorit publik për zonën, Caroline Nisand.

Goditja e dytë me thikë u zhvillua të martën në qytetin Boussy-Saint-Antoine, 45 kilometra larg në lindje, ku vdiq një djalë 14-vjeçar, gjithashtu "u godit me thikë në stomak", thanë autoritetet lokale për AFP .

Një djalë 13-vjeçar  plagos rëndë pasi u godit me thikë në fyt gjatë një përplasje midis rreth 30 të rinjve nga bandat në dy qytete në të dy anët e Boussy-Saint-Antoine.

Autori i dyshuar i goditjes me thikë u dorëzua në polici.

Vdekjet vijnë pas një proteste muajin e kaluar për shkak të një videoje të një 15-vjeçari në Parisin jugor që u rrah derisa ran ë koma nga një bandë e egërsuar.

Përfaqësuesi i shtetit në departamentin Essonne, Eric Jalon, i tha radios France Info të mërkurën se përleshjet midis bandave të të rinjve në zonë "ishin rritur në numër, intensitet dhe gravitet".

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, i cili vizitoi Essonne të martën, tha se zona më e madhe e Parisit u prek veçanërisht nga luftimet midis bandave të adoleshentëve.

Ai fajësoi "rrjetet sociale" ku të rinjtë postojnë video të rivalëve të tyre duke u rrahur në mënyrë që të poshtërojnë kundërshtarët e tyre.

Në të gjithë vendin, megjithatë, ai vuri në dukje se niveli i dhunës së bandës së të rinjve ishte ulur që nga viti 2016, kur nëntë të rinj u vranë në përleshje.

Burimet e policisë thanë se numri i bandave në zonën e Parisit ishte gjithashtu kryesisht i pandryshuar në pesë vitet e fundit, me 46 banda të përshkruara si aktive në Paris dhe periferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco