Hungaria bëhet vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit

Hungaria bëhet vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit

13:00, 24/02/2021
A+ Aa A-

Hungaria të Mërkurën filloi të përdorë vaksinat COVID-19 të prodhuara nga laboratori kinez Sinopharm, duke u bërë vendi i parë i BE që e bën këtë, njofton Euronews

"Sot ne po fillojmë vaksinimet me vaksinat kineze," tha Kryeministri Viktor Orban në një mesazh të shkurtër në Facebook.

Rregullatori i Hungarisë u bë vendi i parë i BE-së që dha miratimin e përdorimit emergjent për përdorimin e vaksinës kineze COVID.

Ai bleu pesë milion vaksina nga Sinopharm, e cila nuk është miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Kjo vjen mes përpjekjeve nga qeveria për të kufizuar atë që autoritetet e kanë etiketuar si një valë e tretë e virusit.

Hungaria është gjithashtu vendi i parë i BE-së që përdor gjerësisht vaksinat ruse Sputnik V, e cila gjithashtu nuk është miratuar ende nga rregullatori i ilaçeve të BE-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco