Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

I torturonte njerëzit pse protestonin, Gjermania dënon ish-agjentin sekret sirian

I torturonte njerëzit pse protestonin, Gjermania dënon ish-agjentin sekret sirian

11:01, 24/02/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë gjermane dënoi të mërkurën ish-agjentin e shërbimit sekret sirian Ayad A. me katër vjet e gjysmë burg me akuzat e ndihmës dhe mbështetjes së krimeve kundër njerëzimit, raporton Deutsche Welle (DW)

Ajad A., 44 vjeç, është akuzuar për mbledhjen e njerëzve pas demonstratave anti-qeveritare në qytetin sirian të Dumës në 2011 dhe marrjen e tyre në paraburgim ku u torturuan.

Vendimi në qytetin gjerman të Koblenz është i pari jashtë Sirisë që ka të bëjë me torturat e shtetit nga regjimi i Presidentit Sirian Bashar al-Asad. Aktivistët e të drejtave të njeriut shpresojnë se ky vendim do të krijojë një precedent për raste të tjera.

Për çfarë akuzohet Ajad A.?

Prokurorët pretenduan se Ayad A. çoi të paktën 30 protestues anti-qeveritarë në një burg të fshehtë afër Damaskut të njohur si Al Katib ose dega 251, ku ata u torturuan në 2011, raporton Deutsche Welle.

Ai po punonte për shërbimin sekret sirian në atë kohë. Prokurorët kërkuan që ai të merrte pesë vjet e gjysmë burg.

Mbrojtja kërkoi një pafajësi, duke argumentuar se i akuzuari mund të ishte vrarë nëse nuk do të kishte ndjekur urdhrat. Mbrojtja gjithashtu deklaroi se Ajad A. në fund të fundit nuk i zbatoi urdhrat e eprorëve të tij për të qëlluar protestuesit.

Pse po zhvillohet gjyqi në Gjermani?

Ayad A. iku nga Siria në 2012. Pasi qëndroi në Turqi dhe Greqi, në vitin 2018 ai arriti në Gjermani ku u njoh nga viktimat e pretenduara, të cilët mbërritën në Gjermani si refugjatë.

Ai u arrestua në vitin 2019 së bashku me ish-zyrtarin sirian Anwar R. i cili po gjykohet gjithashtu në Koblenz.

Në paraqitjen e çështjes, prokurorët gjermanë iu referuan parimit të juridiksionit universal në të drejtën ndërkombëtare, i cili mundëson ndjekjen penale të kriminelëve të luftës të cilët kanë kryer krime në vende të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco