Filipinet nisin hetimin për vaksinat e futura kontrabandë Filipine

Filipinet nisin hetimin për vaksinat e futura kontrabandë

10:50, 24/02/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Filipineve tha të mërkurën se do të hetojë përdorimin e paligjshëm të vaksinave të paautorizuara për Covid-19, pasi një këshilltar presidencial pranoi se kishte marrë dozate një vaksine Sinopharm të  futur kontrabandë në vend.

Ramon Tulfo, një drejtues i famshëm i radios dhe televizionit dhe i dërguari special në Kinë, e zbuloi në editoriatin e tij në gazetë më 20 shkurt dhe përsëri në një intervistë me One News se ai mori një dozë në tetor nga një pako që ishte përdor gjithashtu nga forcat e sigurisë së Presidentit Rodrigo Duterte.  "Kam bërë vaksina nga një mik i cili e ka futur atë në vend," tha Tulfo për One News, njoftoi Reuters.

Lajmet, muajin e kaluar se truprojat e Dutertes e bënë vaksinën, që thuhet se ndodhi pa dijeninë e presidentit, nxiti kritika nga ligjvënësit rreth privilegjeve të disa zyrtarëve qeveritarë që gjithashtu e bënë vaksinën e Sinopharm, tha Tulfo, duke shtuar spekulimet se vaksinat ishin në dispozicion në tregun e zi.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e vendit nuk e ka aprovuar përdorimin e vaksinës Sinopharm, ç'ka e bën importimin dhe shpërndarjen e saj të paligjshme. Sinopharm nuk ka kërkuar autorizim për përdorimit emergjent në Filipine.

"Ne po hetojmë sepse nuk është mirë të mësojmë që këto vaksina nuk kanë kaluar nëpër procedurat e duhura", tha shefi i FDA Rolando Enrique Domingo.

Nënsekretari i Shëndetësisë Filipine Rosario Vergeire tha se marrësit e vaksinave të paautorizuara ishin gjithashtu me përgjegjësi.

Tulfo, 74, tha se ai donte të provonte efikasitetin e vaksinës ndërsa po aplikonte për të qenë distributor. "Unë nuk ndihem fajtor për këtë," tha ai.

Filipinet ende nuk i kanë filluar imunizimet ose marrjen e ndonjë vaksine për Covid-19 të miratuar për përdorim emergjent, pavarësisht se kanë nga numrat më të lartë të rasteve dhe vdekjeve në Azi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco