Aktori francez Gerard Depardieu sërish nën hetime për përdhunim

Aktori francez Gerard Depardieu sërish nën hetime për përdhunim

10:16, 24/02/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu është nën hetime për "përdhunim dhe dhunë seksuale" të aktores së re në verën e vitit 2018, gjë të cilën ai e mohon, .

Mediat franceze raportojnë se hetimet kundër aktorit 72-vjeçar për "përdhunim" dhe "ngacmim seksual", filluan më 16 dhjetor të vitit 2020.

Aktorja 22-vjeçare akuzon aktorin e famshëm për përdhunim dhe sulm seksual në gusht të vitit 2018.

Avokati i Depardieu, Herve Temime tha se klienti i tij mohon akuzat.

Hetimi paraprak kundër Depardieu ka nisur pasi aktorja paraqiti ankesë penale në Lambesco në gusht të vitit 2018.

Ajo tha se incidenti ka ndodhur në shtëpinë e aktorit francez në Paris më 7 dhe 13 gusht 2018

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco