Londra tani ka më shumë milionerë dollari se Nju Jorku

Londra tani ka më shumë milionerë dollari se Nju Jorku

09:50, 24/02/2021
A+ Aa A-

Londra e ka kapërcyer Nju Jorkun si vendi me përqendrimin më të lartë të milionerëve të dollarit në botë, sipas një raporti që zbulon se sa para kanë bërë njerëzit më të pasur në botë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Pothuajse 875,000 londinezë janë milionerë dollari (në  pasuri me vlerë më shumë se 720,000 stërlina), sipas një studimi vjetor të pasurive të njerëzve më të pasur në botë nga konsulentët e pronave Knight Frank.

Kjo do të thotë që një në 10 persona që jetojnë në Londër janë milionerë dollari, me të dhënat që nxjerrin në pah hendekun e pabarazisë në kryeqytet.

Më shumë se 2.5 milionë (ose 28%) e atyre që jetojnë në Londër janë klasifikuar  "që jetojnë në varfëri", sipas shifrave të qeverisë.

Raporti tregon se 874.354 njerëz në Londër kanë pasuri, duke përfshirë prona, me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, gjë që i bën ata të ashtuquajtur "individë me vlerë të lartë neto".  Kjo krahasohet me 820,000 persona në Nju Jork, që kalon në vendin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco