FOTO/ Delja e humbur që nuk ishte qethur prej vitesh, 35 kg lesh mbi shpinë

FOTO/ Delja e humbur që nuk ishte qethur prej vitesh, 35 kg lesh mbi shpinë

07:34, 24/02/2021
A+ Aa A-

Një dele e egër dhe e sëmurë e gjetur në një pyll në Australi, e quajtur Baarack nga ekipet e shpëtimit, ka dhënë pas qethjes, lesh me peshë më shumë se 35 kilogramë - gati gjysma e peshës së një kanguri të rritur - pasi u qeth për herë të parë pas shumë vitesh.

Delja u gjet nga një qytetar që kontaktoi Sanctuary Farm Mission Edgar pranë Lancefield, Victoria, rreth 60 kilometra në veri të Melburnit, sipas Kyle Behrend të Misionit.

"Delet duhet të qethen të paktën çdo vit përndryshe leshi vazhdon të rritet dhe rritet, siç ndodhi këtu," tha Behrend.

Pas qethjes së saj shumë të nevojshme, Behrend tha se leshi i Baarack peshonte 35.4 kilogramë.

Image

 

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco