VIDEO/ Sherifi në Florida shpëton 13-vjeçaren nga dhoma e motelit me burrin që takoi në internet

VIDEO/ Sherifi në Florida shpëton 13-vjeçaren nga dhoma e motelit me burrin që takoi në internet

08:25, 23/02/2021
A+ Aa A-

Një Zv.sherif në Florida shpëtoi një vajzë 13-vjeçare nga brenda një "dhome të errët moteli" ku kishte shkuar me një 22-vjeçar që takoi në internet, thanë zyrtarët të hënën, tek publikuan pamjet e operacionit.

Zyra e Sherifit në Volusia mori një kallëzim për një fëmijë të zhdukur rreth orës 6:15 pasdite të enjten dhe mësoi nga gjyshja e 13-vjeçares që vajza, një banore e Oak Hill, nuk u kthye në shtëpi nga shkolla. Ajo gjithashtu nuk shkoi në basketboll pas shkollës.

Një përmbledhje e videove të kamerës së trupit të policëve tregon përpjekjet e Zv.Sherifit Royce James për ta gjetur gjurmët e fëmijës.

James së pari foli me një nga shoqet e adoleshentes, e cila "tha se viktima po planifikonte të shkonte në një motel me dikë që takoi në internet", thuhet në postim. Sipas saj emri i tij mund të ishte Tyler ose e fillonte me një "T" dhe shtoi se burri, i cili ajo besonte se ishte nga Orlando, do të merrte viktimën nga një pikë dollari në Oak Hill, tha policia.

Sherifi më pas shkoi në dyqan, ku e vuri re në pamjet e vëzhgimit në video. Një punonjës atje i tha se ajo "tha se po priste që dikush ta merrte", tha policia.

Ai më pas shkoi nga një motel në tjetrin duke pyetur sportelistët nëse e njihnin vajzën në një foto që ai u tregoi atyre.

"Në motelin e tretë që ai kontrolloi, Zv.Sherifi James vuri re një klient të regjistruar nën emrin Tyler Thompson, me një adresë jashtë Orlandos.

Policët shkuan në dhomën e tij dhe trokitën në derë disa herë para se Thompson të përgjigjej më në fund dhe viktima të vinte duke vrapuar.

Policët trokitën në dhomën e të dyshuarit si shkelësi i ligjit në motelin All Suite në Edgeëater "disa herë" para se të merrnin një përgjigje.

Videoja dramatike tregoi një burrë pa këmishë që hapi derën e një dhome të errët ndërsa polici urdhëron Thompson të ulet në divan.

Zv.Sherifi James mund të dëgjohet duke pyetur se ku është vajza e vogël, për të cilën Thompson i përgjigjet: "Ajo është brenda".

Brenda pak çastesh, vajza është në krah të James.

"Kur asaj i thanë se do të çohej diku për t'u kontrolluar nga mjeku dhe intervistuar , vajza i kërkoi Zv.Sherifit James të qëndronte me të," tha policia.

"Ai e çoi atë në një departament lokal të Departamentit të Fëmijëve dhe Familjeve për vlerësim, dhe pastaj e çoi në shtëpi."

Thompson u akuzua për ndërhyrje në kujdestarinë e fëmijëve dhe takimin pasi përdori një kompjuter për të joshur një fëmijë, thanë zyrtarët. Ai mund të përballet me akuza të tjera.

Zyra e sherifit tha se ai u la i lirë të premten mbrëma pasi la 15,000 dollarë garanci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco