Pamjet shokuese të incidentit/ Kompania Boeing ul avionët 777

Pamjet shokuese të incidentit/ Kompania Boeing ul avionët 777

09:29, 22/02/2021
A+ Aa A-

Kompania Boeing ka bërë thirrje për të ulur të gjithë avionët 777, që përdorin motorë të ngjashëm me atë që shpërtheu në mes të fluturimit në Denver të SHBA.

Dhjetëra avionë Boeing 777 me motorë ‘Pratt and Whitney’ janë ulur jo vetëm në SHBA, por edhe në Japoni e Kore.

Avionët nuk do të fluturojnë deri në momentin që do të vendosë autoriteti mbikëqyrës.

    Vendimi erdhi pasi avioni i kompanisë United, që po fluturonte për në Honololu, pësoi një avari në ajër.

    Motori nisi të digjej dhe copat e tij ranë mbi zona të banuara. Për fat të mirë, avioni ia doli të ulej pa shkaktuar probleme te pasagjerët, të cilët përjetuan makthin e jetës së tyre.

    Pasagjerët thanë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe më pas avioni nisi të dridhej.

    Ndiqini më poshtë disa nga videot e këtij momenti të tmerrshëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco