Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Gjigandi botëror i vaksinave thotë se ka prioritet Indinë Linjë prodhimi e Institutit Serum

Gjigandi botëror i vaksinave thotë se ka prioritet Indinë

09:10, 22/02/2021
A+ Aa A-

Prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, Instituti Serum i Indisë, u ka kërkuar shteteve të tjera që të jenë "të durueshme" në lidhje me furnizimin me vaksina anti-koronavirus, duke thënë se është udhëzuar të ketë përparësi në tregun e saj të brendshëm.

"Të nderuar vende dhe qeveri, ndërsa prisni furnizime nga COVISHIELD, unë me përulësi ju kërkoj të jeni të durueshëm," shkroi të dielën shefi i Serum, Adar Poonawalla.

"SerumInstIndia është udhëzuar t’u japë përparësi, nevojave të mëdha të Indisë dhe së bashku me këtë ekuilibron nevojat e pjesës tjetër të botës. Ne po përpiqemi më të mirën tonë."

Serum, nga godina e tij e shtrirë në Pune në Indinë perëndimore, po prodhon qindra miliona doza të vaksinës AstraZeneca. Shumë vende rreth botës, veçanërisht kombet më të varfra, po mbështeten shumë tek kompania për furnizimet me vaksinë dhe ajo tashmë ka dërguar miliona doza jashtë vendit.

Instituti Serum gjithashtu planifikon të furnizojë 200 milionë doza për Covax, një program i mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të siguruar dhe shpërndarë vaksinat në vendet e varfra.

Poonawalla nuk tha cili i kishte thënë firmës që t'i jepte përparësi Indisë apo nëse udhëzimet ishin të reja.

Qëllimi i Indisë për të imunizuar 300 milionë njerëz deri në korrik janë shumë prapa planit me ato 11 milionë vaksina të bëra deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco