Pamje të frikshme të motorit të shkatërruar të një Boeing 777 gjatë fluturimit

Pamje të frikshme të motorit të shkatërruar të një Boeing 777 gjatë fluturimit

08:30, 22/02/2021
A+ Aa A-

Një Boeing 777-200 i United Airlines , i cili ishte ngritur nga Aeroporti Denver në Colorado për një fluturim në Hawaii, pësoi një dështim katastrofik në motorin e tij të djathtë, pjesë të së cilës u rrëzuan në një zonë 25 kilometra nga pika e nisjes.

Fluturimi B777 UA328 , me 240 pasagjerë dhe ekuipazh, u kthye dhe bëri një ulje të sigurt emergjente.

Fotot e postuara në faqet e mediave sociale, kryesisht nga policia Broomfield, tregojnë mbeturinat e shpërndara në parqe dhe stadiume.

Kerby Clemens, pronar i oborrit ku ra copa, i tha CNN se "ajo ra në çatinë e makinës sime para se të binte anash, ndërsa një pjesë tjetër e madhe hapi një vrimë 1.5 metra në çatinë e një fqinji".

United Airlines konfirmoi se nuk kishte lëndime të pasagjerëve dhe po kështu edhe policia e Bromfield, pasi nuk u raportuan lëndime në tokë.

Ajo që është mahnitëse dhe tronditëse në të njëjtën kohë, është pamja nga një pasagjer i cili regjistroi motorin e shkatërruar gjatë fluturimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco