Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Edhe vendi ku ndahen çmimet Nobel, kthehet në qendër vaksinimi

Edhe vendi ku ndahen çmimet Nobel, kthehet në qendër vaksinimi

08:30, 22/02/2021
A+ Aa A-

Këshilli i Bashkisë së Stokholmit në Seudi, vendi që pret ceremoni të mëdha, përfshirë dhe ato të ndarjes së çmimeve Nobel, është transformuar.

Gjatë pandemisë ka marrë një rol të ri, duke u kthyer në një qendër vaksinimi.

Charlotta Zacharias është doktoreshë dhe po ndihmon në organizim.

“Jemi shumë me fat që kemi këtë vend për të kryer vaksinimin, është hapësirë e madhe dhe mund të vijnë shumë njerëz. Kjo është historike”, thotë ajo.

Ndër të parët që po vaksinohen janë vetë stafi mjekësor. Një prej tyre e përshkruan vaksinimin në atë ndërtesë si një emocion të veçantë.

“Të vaksinohesh në City Hall ishte shumë e bukur, me tavanet e larta, e ajrosur dhe e këndshme. Kurrë nuk kam qenë këtu,” tha Anneli Ljungqvist.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco