Raffaele Cutolo, funeral në mesnatë për bosin e Kamorras që tremb edhe i vdekur

Raffaele Cutolo, funeral në mesnatë për bosin e Kamorras që tremb edhe i vdekur

08:15, 22/02/2021
A+ Aa A-

Raffaele Cutolo, shefi i organizatës së famshme mafioze italiane, Camorra, i cili vdiq të në burgun e Parmas, u dërgua për në banesën e fundit në orët e vona të natës së djeshme, rreth orës 23:15.

Për të përcjellë trupin e pajetë të njeriut që kaloi mbi 25 vjet nën regjimin 41 bis në burgje të ndryshme italiane, ishin vetëm 12 persona.

Gruaja e tij Immacolata Iacone dhe vajza e tij Denyse, të cilët e ndoqën atë nga Parma, vëllai i tij Pasquale dhe motra e tij Rosetta dhe disa nipër e mbesa.

Ndërkohë policia kishte marrë masa të forta në qytetin Ottaviano.

Autoritetet kishin frikë nga grumbullime të shumta njerëzish pasi mijëra mesazhe ngushëllimi dhe respekti u shpërndanë në rrjetet sociale.

Kush ishte Raffaele Cutolo?

Raffaele Cutolo konsiderohej themeluesi i riorganizimit të mafies napoletante Camorra e përgjegjës i atentateve të gjakshme mafioze në vitet ’70-’80.

Prej vitit 1995 ndodhej në burg nën regjimin më të egër 41 bis, me 4 dënime të përjeteshme për vrasje e organizim kriminal mafioz.

I njohur me nofkën “o profesore“, ka kryer vrasjen e tij të parë, më vitin 1963, në moshën 22 vjeçare.

Aktiviteti  kriminal i Raffaele Cutolo arriti kulmin në vitin, 1971 kur themeloi lindjen e “Camorra e re e organizuar”, një model klanesh mafioze, i bazuar në një skemë piramidale si mafia kalabreze e ajo siciliane dhe e frymëzuar nga rite masoneria.

Modeli i tij mafioz ishte kulti i personalitetit të kapos, me një ideologji kriminale paraushtarake e përbërë nga një bazë ushtarësh besnikë në mbrojtjen e çdo afere të paligjshme.

Raffaele Cutolo, lindi në qytezën Ottaviano, në afërsi të vullkanit Vezuvio në provincën e Napolit, ku edhe do të prehet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco