'Do ta gjejmë njëri-tjetrin përsëri', pas vetëvrasjes së yllit të TikTok, i dashuri i saj prek me fjalët

'Do ta gjejmë njëri-tjetrin përsëri', pas vetëvrasjes së yllit të TikTok, i dashuri i saj prek me fjalët

11:16, 12/02/2021
A+ Aa A-

I dashuri i yllit të TikTok Dazhariaa Quint Noyes,  i cila bëri vetëvrasje në moshën 18 vjeçare të hënën,  ndau një kujtim prekës të të dashurës së tij të ndjerë.

Mike , @finessekidmike në TikTok, postoi një montazh të shkurtër të videoklipeve dhe fotove që i përshkruanin ata të përqafuar, të buzëqeshur dhe duke u puthur , teksa ndanin momente së bashku, në një përmbledhje që është parë më shumë se 2.5 milion herë.

“Unë akoma të dua!” , thotë një rrëfyese dixhitale femër, ndërsa imazhet transmetohen dhe në sfond luan një version të këngës "Shwro". 

“Faleminderit për kujtimet së bashku”, pasuar nga një emoji me fytyrë të trishtuar, duke vazhduar më tej,“Pra, nëse duam të jemi, do ta gjejmë njëri-tjetrin përsëri ”.

Vdekja e yllit, Dazhariaa, u konfirmua nga prindërit e saj në media sociale .

Të martën, babai i Dazhariaa, Joseph Santiago, postoi videot e saj në TikTok, ku shkroi:  “Unë thjesht dua të falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e vajzës time. Fatkeqësisht ajo nuk është më me ne dhe ka shkuar në një vend më të mirë. ”

@finessekidmike

God bless her and her next ???????? #greenscreen #greenscreenvideo #fyp

? sad face - pain.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco