VIDEO/ Shpërthimi i gazit në Rusi hedh në erë supermarketin

VIDEO/ Shpërthimi i gazit në Rusi hedh në erë supermarketin

10:06, 12/02/2021
A+ Aa A-

Një shpërthim gazi që ndodhi sot në një supermarket në qytetin rus Vladikavkaz plagosi një person dhe shkaktoi dëme më të mëdha materiale.

Autoritetet në Vladikavkaz, kryeqyteti i Osetisë së Veriut, konfirmuan se një person u plagos dhe se ka shumë të ngjarë të ishte roja e natës në object.

Është gjithashtu e mundur që një person tjetër të mbetet nën rrënoja pas shpërthimit, pasi që ndërtesa u shkatërrua plotësisht, raporton TAS S.

"Sipas të dhënave të para, disa persona ishin në ndërtesë në kohën e shpërthimit. Është e mundur që një person të mbetet nën rrënoja ", i tha agjencisë një burim nga shërbimi i shpëtimit.

Supermarketi ku ndodhi aksidenti ishte i mbyllur për klientët në kohën e shpërthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco