Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ Imazhe tronditëse nga një aksident rrugor në Teksas

VIDEO/ Imazhe tronditëse nga një aksident rrugor në Teksas

09:03, 12/02/2021
A+ Aa A-

Imazhet tronditëse nga një aksident rrugor të ndodhura ditën e djeshme vijnë nga Teksasi.

Për shkak të rrugëve të ngrira më shumë se 130 automjete janë përplasur , ku mbeten nëntë persona të vdekur dhe 65 të plagosur.

Sipas kreut të Shërbimit Zjarrfikës , përkundër faktit që shumica e njerëzve të përfshirë në aksident u shpëtuan dhe u evakuuan nga makinat e tyre, autoritetet kontrolluan çdo automjet për ndonjë person të bllokuar.

Sipas një raporti të NBC, dhjetëra njerëz të plagosur u dërguan në spitalet lokale dhe meteorologu Grand Johnston tha se akulli në rrugë dhe temperaturat e ulëta kishin shkaktuar probleme në disa rrugë dhe ura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco