Sulmohet me armë zjarri kolona e OKB-së në Afganistan, 5 të vdekur

Sulmohet me armë zjarri kolona e OKB-së në Afganistan, 5 të vdekur

08:44, 12/02/2021
A+ Aa A-

Njerëz të armatosur ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë një auto-kolonë të Kombeve të Bashkuara, në periferi të kryeqytetit të Afganistanit të enjten, duke vrarë pesë anëtarë të forcave afgane të sigurisë që po shoqëronin automjetet e agjencisë ndërkombëtare, thanë nga Kombet e Bashkuara dhe zyrtarët lokalë.

Sulmi ndodhi afër Kabulit, sipas një zyrtari të ministrisë afgane të Brendshme, duke shtuar se ata besonin se talebanët kryengritës janë pas sulmit, raporton Reuters. Një zëdhënës i militantëve taleban ka thënë se nuk ka asnjë lidhje grupi me këtë sulm.

Misioni i OKB-së në Afganistan njoftoi se sot vajtohet humbja e pesë anëtarëve të forcave të sigurisë në këtë vend. Sulmet ndaj forcave ndërkombëtare dhe politikanëve të huaj kanë qenë të rralla, që kur talibanët nënshkruan një marrëveshje tërheqjeje të trupave me Uashingtonin gati një vit më parë.

Sidoqoftë, dhuna në Afganistan është përshkallëzuar, edhe kur talebanët dhe qeveria afgane zhvillojnë bisedime paqësore në Katar. Njerëz të armatosur të panjohur qëlluan e plagosën edhe Qotbuddin Kohi, një gazetar që punonte për agjencinë e lajmeve Pajhuok në provincën veriore Faryab të enjten, sipas drejtorit të medias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco