Presidenti Biden anulon fondet për murin kufitar të Trump

Presidenti Biden anulon fondet për murin kufitar të Trump

07:08, 12/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joe Biden ka anuluar urdhrin e emergjencës kombëtare të përdorur për të financuar murin kufitar të Donald Trump, njofton BBC. Në një letër drejtuar Kongresit të enjten, z. Biden shkroi se urdhri ishte "i pajustifikueshëm" dhe tha se asnjë dollar nga tatimet nuk do të shpenzohet më tej për këtë mur.

Ish-Presidenti Trump kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në  kufirin jugor të vendit në 2019, gjë që e lejoi atë të anashkalonte Kongresin dhe të përdorte fonde ushtarake për ndërtimin e tij.

Kur z. Trump u largua nga detyra, rreth 25 miliardë dollarë ishin shpenzuar në projekt.

Vendimi që u mor nga Presidenti Biden është i fundit i një serie urdhrash ekzekutivë që kanë hedhur poshtë pjesë kryesore të programit të ish-Presidentit amerikan Trump.

Javën e kaluar, z. Biden nënshkroi urdhra që synonin të bashkonin familjet emigrante të ndara nga politikat e epokës Trump dhe urdhëroi një hetim të planit të imigracionit të paraardhësit të tij.

Në një letër të enjten, z. Biden shkroi se ai do të kërkonte gjithashtu një rishikim të "të gjitha burimeve të përvetësuara ose të ridrejtuara" për ndërtimin e murit.

Ndërtimi i një muri kufiri ishte një premtim i fushatës presidenciale të z. Trump në 2016.

Por projekti u përball me kundërshtime të forta në Shtëpinë e kontrolluar nga Demokratët dhe Presidenti republikan njoftoi se do të përdorte kompetenca emergjente për të financuar ndërtimin e tij.

Një nen emergjence lejon presidentët e SHBA të anashkalojnë procesin e zakonshëm politik dhe të kenë akses në fondet ushtarake.

Lloje të ndryshme të rrethimit në pak më shumë se 654 milje  ishin ngritur para se z. Trump të bëhej president në 2017.

Gjatë kohës së tij në detyrë, 80 milje barriera të reja u ndërtuan atje ku nuk kishte më parë, dhe pothuajse në 400 milje u zëvendësuan pjesët ekzistuese të strukturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco