Hetimet, FBI: Bombat në afërsi të Kongresit u vendosën një natë para trazirave

Hetimet, FBI: Bombat në afërsi të Kongresit u vendosën një natë para trazirave

11:32, 30/01/2021
A+ Aa A-

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka bërë të ditur sot se dy bomba tubash që ishin vendosur në selitë kombëtare të partive Republikane dhe Demokrate u vendosën një natë para trazirave në Kongresin amerikan.

Bombat u vendosën në Komitetin Kombëtar Demokratik dhe Komitetin Kombëtar Republikan, të cilat ndodhen vetëm disa blloqe larg Kongresit, në mbrëmjen e 5 janarit midis orës 7:30 dhe 8:30 pasdite nga një individ i panjohur i cili u kap në një kamera të sigurisë, e që kishte maskë për fytyrën.

Byroja dhe Departamenti i Alkoolit, Duhanit dhe Armëve të Zjarrit ofron shpërblim deri në 100.000 dollarë për informacionin që çon në arrestimin e individit.

Bombat e papërpunuara u zbuluan më 6 janar teksa mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump u futën në ndërtesën e Kapitollit. Një oficer policie humbi jetën si rezultat i lëndimeve të pësuara nga protestuesit ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sulmi ka nxitur impiçmentin e dytë ndaj Trump-it pasi disa minuta më parë u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij "të ndalonin vjedhjen" teksa ligjvënësit po përgatiteshin të kryenin detyrën e tyre kushtetuese për të numëruar votat e Kolegjit Zgjedhor, një hap kyç që i parapriu përurimit të presidentit amerikan Joe Biden.

Duke mos ofruar fakte, Trump-i pretendoi se zgjedhjet e 3 nëntorit iu vodhën, por pretendimet janë rrëzuar vazhdimisht në gjykatë dhe Departamenti i Drejtësisë nuk gjeti prova për t'i mbështetur ato.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco