Pandemia/ Gjermani pezullon fluturimet me 5 vende, ja cilët janë

Pandemia/ Gjermani pezullon fluturimet me 5 vende, ja cilët janë

09:50, 30/01/2021
A+ Aa A-

Në Gjermani pavarësisht se ka qenë një nga shtetet që e ka përballuar më mirë pandeminë, ka plasur një debat dhe shqetësim i madh për mënzrën se si është menaxhuar infeksioni COVID-19.

Vetë kancelarja Merkel ka paralajmëruar masa më të forta në vazhdim.

Kështu Gjermania së fundmi ka pezulluar udhëtimet me 5 vende, në të cilat janë zbuluar raste me variantet e reja të koronavirusit.

Kështu vendet janë Brazili, Afrika e Jugut, Irlanda, Britania e Madhe dhe Portugalia.

Kjo masë do të hyjë në fuqi të shtunën pasdite. Çdo mjet transporti sit ren, autobus, automjete,etj do të ndalohet të sjellë në Gjermani qytetarë nga këto vende.

Masa do të zgjasë deri me 17 shkurt. Nga kjo masë do të përjashtohen ata që kanë shtetësinë apo rezidencën gjermane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco