COVID-19/ Përmirësohen shifrat në Itali, ulet përhapja pothuajse të gjithë territorin

COVID-19/ Përmirësohen shifrat në Itali, ulet përhapja pothuajse të gjithë territorin

18:24, 29/01/2021
A+ Aa A-

Autoritetet italiane po fillojnë të shohin një trend të lehtë përmirësimi gjatë javës së fundit, i vërtetuar edhe nga bilanci i sotëm i pandemisë.

Sipas tyre, sot kanë qenë 13 574 të infektuarit e rinj, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 14372.

Në ulje të lehtë edhe viktimat, 477 nga 492 të 24 orëve më parë.

Por ajo që bën më optimistë epidemiologët italianë, është trendi i dy javëve të fundit, ku niveli i përhapjes ka rënë poshtë nivelit 1, që tregon fillimin e një situate epidemiologjike alarmante.

Virusi pandemik, sipas tyre, po tkurret në mënyrë pothuajse uniforme në të gjithë territorin dhe nga 339 rastet çdo 100 mijë banorë të janarit ka kaluar në 289 çdo një mijë banorë.

Rajonet më të goditura mbeten Lombardia me 1900 raste dhe Emilja Romanja me 1320, por kriticitetet mbeten në Sicili dhe në provincën e Bolzanos./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco