Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

BE miraton vaksinën e AstraZeneca

BE miraton vaksinën e AstraZeneca

16:40, 29/01/2021
A+ Aa A-

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) me bazë në Amsterdam të Premten rekomandoi vaksinën e prodhuar nga firma Britanike-Suedeze AstraZeneca për përdorim të kushtëzuar.

Vaksina është miratuar për qytetarët mbi moshën 18 vjeç, sipas një deklarate nga agjencia.

Ndërkohë që pritet që brenda disa orësh të vijë edhe miratimin zyrtar Komisioni Evropian.

Kjo do ta bënte atë vaksinën e tretë të bllokut të certifikuar, së bashku me ato BioNTech-Pfizer dhe Moderna.

EMA ka vlerësuar tërësisht të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe rekomandoi me konsensus një autorizim zyrtar të marketingut me kusht të dhënë nga Komisioni Evropian.

‘Me këtë mendim të tretë pozitiv, ne kemi zgjeruar më tej arsenalin e vaksinave në dispozicion të vendeve anëtare të BE dhe EEA për të luftuar pandeminë dhe për të mbrojtur qytetarët,’ tha Emer Cooke, Drejtorja Ekzekutive e EMA.

Ndërkohë që Komisioni i vaksinave në Gjermani tha të Enjten se nuk mund të rekomandonte përdorimin e vaksinave në njerëz të moshës 65 vjeç e lart sepse të dhënat e efikasitetit për grupin mungonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco