VIDEO/ Pse nuk lejohet fluturimi mbi ‘vilën luksoze të Putinit’

VIDEO/ Pse nuk lejohet fluturimi mbi ‘vilën luksoze të Putinit’

19:55, 27/01/2021
A+ Aa A-

Shërbimi sekret rus ka konfirmuar se ka vendosur zonën e ndalim-fluturimit mbi një pallat luksoz në Detin e Zi.

Sipas liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ky pallat luksoz i përket presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe pse ky i fundit e ka mohuar pronësinë në këtë kompleks luksoz, shërbimi sekret ka pranuar se mbi vilë nuk lejohet fluturimi. Por arsyeja zyrtare është 'sepse duhen mbrojtur brigjet e Detit të Zi nga spiunët e NATO-s'.

Kremlini nuk ka treguar se kujt i përket pallati luksoz.

Dy ditë pas arrestimit në aeroportin e Moskës, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny publikoi një video sensacionale në YouTube.

Ai denoncoi se si presidenti rus Vladimir Putin ka ndërtuar një pallat luksoz në Detin e Zi, me një vlerë prej të paktën 1.1 miliardë euro. Ai e quan këtë ryshfetin më të madh në histori. Vila është e rrethuar nga një hapësirë prej 68 hektarë.

Ajo ka një fermë, një vreshtë, një zonë për helikopterët, një port, një amfiteatër madje edhe një sallë për hokej në akull. Pamjet me dron tregojnë një oborr fiorientin me shatërvanë mermeri.

Vila ka edhe një kazino brenda, një bar karaoke dhe një lokal striptizmi. Nga kërkimet e tij, Navalny ka zbuluar se vila ka edhe furça tualeti të artë me vlerë 700 euro dhe mbajtëse të letrave higjienike të arta me vlerë 1 mijë euro.

Videoja është klikuar së paku 96 milionë herë, një sukses i madh.

“Pallati ka portin e tij, një kishë, një sistem lejesh për të lëvizur, një zonë ndalim fluturimi, edhe një postbllok në kufi. Është absolutisht një shtet i ndarë brenda Rusisë,” thotë Navalny.

Sipas tij, ndërtimi i pallatit luksoz është siguruar falë parave të korrupsionit.

Në pallat ka një kinema, një palestër, një pishinë të brendshme dhe një qilar për verë. Pallati ka edhe një tunel që e lidh direkt me plazhin.

“Është godina më e ruajtur në Rusi. Nuk është një shtëpi fshati apo një rezidencë, është një qytet i tërë, madje një mbretëri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco